De Gea mirëpret sfidën e veçantë të përballjes me Messin

Prishtinë | 27 Mar 2018 | 08:58 | Nga

David De Gea ka mirëpritur sfidën e përballjes me LioneL messin pasi ylli argjentinas po tenton që të bëhet gati për miqësoren atraktive të Argjentinës me Spanjën të martën në Madrid.

Messi ishte jashtë fitores prej 2-0 ndaj Italisë javën e kaluar, por pritet që të luaj në ndeshjen që zhvillohet në Wanda Metropolitano.

Dhe teksa përfshirja e 30 vjeçarit në këtë takim mund ta bëjë De Gean të zënë, është portieri i Unitedit që nuk shfaqet aq i shqetësuar për një përballje të madhe me Messin.

“Si portier, është sfiduese të përballesh me Messin”
“Por, ne duam lojtarët më të mirë në fushë dhe Messi është një prej tyre. Gjithnjë është e veçantë që të luash përballë tij”, u shpreh De Gea.

Spanja lujati me barazim 1-1 ndaj Gjermanisë në një miqësore plot raste.

Nga ana tjetër, Italia ishte e dobët për Argjentinën në një miqësore tjetër të zhvilluar afro tri muaj para fillimit të Botërorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme