De Gea nuk e mohon mundësinë e kalimit te Reali

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 08:50 | Nga

David De Gea aktualisht nuk e mendon largimin nga Manchester Unitedi, mirëpo nuk e ka hedhur poshtë një transferim te Real Madridi.

Portieri spanjoll është lidhur me Los Blancos qe disa sezone, ndërsa në vitin 2015 ishte shumë pranë kalimit të Santiago Bernabeu.

Pas dështimit të atëhershëm të transferimit, 27-vjeçari nënshkroi kontratë të re katërvjeçare me Djajtë e Kuq, mirëpo interesimi i Realit është duke vazhduar, transmeton Telegrafi.

De Gea ka lindur në Madrid dhe ka qenë pjesë e Akademisë së Atletico Madridit, ndërsa tash janë rikthyer thashethemet për interesimin e Realit.

Ai konsiderohet si një zëvendësues i Keylor Navasit, i cili përkundër paraqitjeve të mira, vazhdimisht është lidhur me një largim nga Mbretërit.

“E ardhmja ime? I rëndësishëm është Kampionati Botëror dhe të mos mendosh për asgjë tjetër që mund të të shpërqendrojë”.

“Futbolli është futboll dhe mijëra gjëra mund të ndodhin. Por, unë jam gjithmonë i qetë. Çfarëdo që ndodh, unë do të jem i njëjti. Me rëndësi është të jesh i përqendruar dhe në qind për qindëshin tënd”, ka deklaruar portieri.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme