De Gea i thotë Ramosit që ta afrojë te Real Madridi

Prishtinë | 06 Sht 2017 | 10:55 | Nga

Portieri i njohur spanjoll David De Gea, vazhdon të jetë i lidhur me një kalim te Real Madridi.

Lojtari i ka kërkuar kapitenit të Real Madridit, Sergio Ramos, që të marr në skuadrën e tyre.

Sipas “Diario Gol”, shkruan se biseda mes lojtarëve është bërë gjatë tubimit të fundit të kombëtares.

Portieri i Manchester United është i lidhur në dy vitet e fundit me një kalim te Reali.

Zinedine Zidane, por edhe Florentino Perez, janë admirues të lojtarit.

De Gea karrierën e ka nisur te Atletico Madridi, ndërsa para një viti transferimi te Reali kishte dështuar në minutat e fundit të afatit kalimtar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme