De Gea zvarrit nënshkrimin e kontratës së re

Prishtinë | 22 Gus 2019 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Portieri i Manchester United, David De Gea, do ta mbajë klubin në pritje deri në janar.

Spanjollit i është ofruar kontrata e re, por që ai nuk është duke nxituar që ta nënshkruajë, shkruan Sun.

De Gea është pajtuar në princip për vazhdimin e kontratës që do t’ia rriste rrogën në 350 mijë funta për javë.

Marrëveshja e re do të jetë gjashtë vjeçare sipas raportimeve, derisa për gardianin janë të interesuara Real Madrid dhe PSG.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme