De Jong, futbollisti i shumë pozitave te Barcelona

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Kur Frenkie de Jong iu bashkua Barcelonës verën e kaluar, gjëja e fundit që do të mund ta kishte pritur ka qenë një sezon i ngarkuar e me shqetësime.

Klubi asnjëherë nuk e kishte shkarkuar një trajner në mesin e sezonit për 17 vjet. Por kur Ernesto Valverde u shkarkua në janar, ai e gjeti ekipin nën urdhrat e një trajneri të ri.

Ai, po ashtu, priste që të ketë stabilitet në aspektin se ku luante në fushë dhe në cilin formacion. Sistemi 4-3-3 i Barcelonës dukej i pandryshueshëm.

Derisa ai tashmë ka luajtur nën urdhrat e dy trajnerëve (dhe i treti do të bëhej në verë nëse Barcelona dështon të fitojë një trofe), De Jong ka luajtur në tri sisteme dhe në katër pozita të ndryshme. Nuk ka dyshime se gjërat nuk kanë shkuar mirë ashtu siç ai ka shpresuar në sezonin e parë.

Kur u transferua në janar të vitit 2019, shpresat menjëherë u ngritën se ky ishte transferimi i qëlluar i mesfushës së Barcelonës, që do ta nderonte traditën e tyre më të mirë.

Presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu, pati një buzëqeshje të madhe në fytyrë derisa qëndronte në mes të Marc Overmarsit dhe Edwin van der Sarit për të regjistruar marrëveshjen mes Barçës dhe Ajaxit.

Me çdo kusht dëshironte të fliste personalisht me futbollistin dhe ta bindte atë për t’u transferuar te Barcelona, në vend të arritjes së marrëveshjes me PSG-në, që ishte shumë afër të bëhej e mundur.

“Unë i marr përgjegjësitë nëse nuk shkon ashtu siç duhet”, ishte shprehja e Bartomeut pasi u kompletua transferimi i tij për 65 milionë funte. Deri tani nuk ka shkuar siç duhet. Të paktën, askush në klub nuk do të mund ta besonte një gjë të tillë.

Mbajtja e topit në fushë, me kokën lart dhe topi që asnjëherë nuk largohet nga këmbët e tij është ende e pranishme, por 22-vjeçari, që me futbollin total që e luante te Ajaxi dukej që do të ishte shumë i përshtatshëm te Barcelona, po vazhdon me zhgënjim e zhdukje të tij në fushë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme