De Jong qe joshur për t’u transferuar te Tottenham

Prishtinë | 03 Pri 2019 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti i ri i Barcelonës, Frenkie de Jong, ka zbuluar që kishte qenë afër kalimit te Tottenham Hotspur verën e kaluar.

21 vjeçari holandez do të luajë te katalunasit nga sezoni i ardhshëm pas një transferimi në vlerë prej 65 milionë funtesh.

“Momenti nuk qe i duhur. Nuk e kisha kryer te Ajaksi, pasi që ende nuk e kisha luajtur një stinor të plotë në pozicionin tim”, ka treguar de Jong për FourFourTwo.

“E konsiderova ofertën e tyre fort dhe për një kohë të gjatë. E shoh Tottenham-in si një klub stabil, dhe ata veç sa po bëhen më të mirë”.

Të ngjashme