De Laurentiis rrezikon të shkatërrojë një nga klubet më të mëdha në Serie A

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Aurelio de Laurentiis vjen nga një familje regjisorësh të filmave dhe ai është i njohur për të bërë shou.

Personi i fuqishëm i filmave i di të gjitha këto shumë mirë dhe ndonëse romanca funksionon shumë mirë në ekrane televizive, drama dhe kontraversiteti e pushtojnë vëmendjen më tepër se çdo gjë tjetër.

Dhe po aq sa ai mundohet të promovojë të kundërtën, De Laurentiis është fajtori në këtë film të Napolit, ku ultrasit janë në bojkot dhe lojtarët po injorojnë urdhrat e tij si tinejxher rebel.

Të merret kjo javë e fundit si shembull. Lojtarët e klubit dhe kryetrajneri Carlo Ancelotti janë të zemëruar me qëndrimin e De Laurentiisit, që dëshiron të ndalë çerekun e rrogave të tyre të muajit të fundit, gjë që po kërcënon të ngulfatë stinorin, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.

Kjo kryengritje, që ka pushtuar mediumet nëpër Evropë, ka nisur kur skuadra refuzoi të futej në karantinë në kampin e organizuar nga kryetari pas barazimit në Ligën e Kampionëve me Red Bull Salzburgun.

Jo se kjo duhet të jetë ndonjë befasi e madhe.

De Laurentiis e kishte detyruar Gokhan Inlerin të vendoste një maskë gome të luanit në prezantimin e tij; dikur kishte gjobitur një lojtar se kishte pozuar me të brendshme në një revistë të homoseksualëve dhe kishte tentuar në mënyrë të pabesueshme t’i bindte lojtarët e tij që të mos kalonin në Premier League, duke thënë se “femrat angleze nuk i lajnë organet gjenitale”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme