De Ligt e ka të paqartë situatën rreth së ardhmes

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Ligt ka thënë se është i pasigurt rreth së ardhmes.

Burime të Sky mësojnë se Manchester United është tërhequr nga interesimi për të, duke e lënë Barcelonën si prijatare në garën për shërbimet e tij, transmeton Klan Kosova.

“Natyrisht se ka interesim nga disa klube por që nuk dua të them emra”, ka thënë mbrojtësi.

“Ku e shoh veten? Epo, Premier League është kampionat i madh, Spanja poashtu”.

“Por a ka liga të tjera nuk janë vetëm këto të dyja. Ende nuk di diçka rreth së ardhmes, por të shohim si do të bëhet”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme