De Ligt nuk iu bashkua Juventusit për Ronaldon

Prishtinë | 18 Pri 2020 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Zgjodhi Juven sepse mendoi se është klub më i mirë për të se sa Barça, Man United dhe PSG, jo sepse aty luan një prej më të mirëve në histori, CR7

Matthijs de Ligt ka mohuar se Cristiano Ronaldo ka luajtur rrol në vendimin e tij për t’iu bashkuar Juventusit verën e vitit 2019.

Ai refuzoi klube si Barcelona, PSG dhe Manchester United për ta veshur fanellën e “Zonjës së Vjetër”.

De Ligt iu bashkua Juventusit nga Ajaxi për më shumë se 75 milionë euro, plus bonuse.

“Ronaldo nuk është arsyeja. Kisha shumë kohë për të zgjedhë mes klubeve që mund t’iu bashkohem dhe kur ‘hedha gjitha letrat në tavolinë’, Juventusi ishte zgjedhja më e mirë”, tha De Ligt.

20 vjeçari ka bërë 27 paraqitje me Juven deri më tani, ka shënuar 2 gola. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme