De Ligt pritet ta rinovojë kontratën me Juven

Prishtinë | 16 Maj 2022 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Krerët e Juventusit po synojnë ta mbajnë sa më gjatë në ekip mbrojtësin Matthijs De Ligt.

Sajti italian “Calciomercato” ka njoftuar të hënën se holandezi pritet së shpejti ta rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2024.

Negociatat mes palëve pritet të fillojnë në fund të këtij edicioni, ndërsa me rinovimin e kontratës De Ligt do të jetë pjesë e Juventusit deri në vitin 2025. 22-vjeçari po vlerësohet si lojtar i rëndësishëm për mbrojtjen dhe trajneri Massimiliano Allegri llogarit në holandezin për projektin e tij.

Në 40 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, De Ligt ka edhe tre gola e një asistim. Ai iu bashkua Juventusit para tre vjetësh nga Ajaxi.

Të ngjashme