De Ligt: Ronaldo më kërkoi kalimin në Juventus

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi holandez, Matthijs de Ligt, ka thënë se ylli Cristiano Ronaldo i ka kërkuar kalimin në Juventus.

Kjo ka ndodhur në përfundim të finales së Ligës së Kombeve të cilën e fitoi Portugalia, 1:0.

Pamje televizive kanë nxjerr një bisedë që Ronaldo e ka pasur me De Ligt në të cilën holandezi i Ajax ka konfirmuar se është folur për mundësinë që ai të bashkohet me Zonjën e Vjetër, shkruan Sky.

“Fillimisht nuk e kuptova dhe u shokova, prandaj qesha. Unë s’i thashë asgjë”, ka thënë De Ligt.

“Pak pas përfundimit të ndeshjes nuk është se je i interesuar për këtë. Je i shqetësuar që ke humbur dhe kjo është e vetmja gjë për të cilën mendon”.

Të ngjashme