De Rossi: Zgjodha Bokën dhe fansat më të çmendur në futboll

Prishtinë | 30 Kor 2019 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Daniele De Rossi ka thënë që ai vendosi ta vazhdojë karrierën te Boca Juniors që sipas tij i ka fansat më të çmendur në futboll.

Mesfushori legjendar u largua nga Roma pas 19 vjetësh, për ta nisur një aventurë të re me klubin argjentinas.

“E kam pyetur veten disa herë. Kam jetuar 20 vjet në një vend ku futbolli jetohet 24 orë në ditë”, ka thënë De Rossi.

“Kam mundur që ta zgjedh një vend më të qetë për t’u relaksuar, por e di vetëm një mënyrë: seriozitetin, dhe pastaj zgjodha që të vij në një vend me fansat më të flaktë në futboll”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme