De Sciglio arrin te Juve për testet mjekësore

Prishtinë | 19 Kor 2017 | 10:31 | Nga

Juventusi ka konfirmuar se anësori i Milanit, Mattia De Sciglio do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me klubin të mërkurën.

De Sciglio është kthyer në Itail për të kompletuar transferimin te Juve.

Është vet faqja zyrtare e Juves që ka konfirmuar testet për 24 vjeçarin i cili do të kalojë te Juventusi.

Zonja e Vjetër pritet të paguaj vetëm 12 milionë euro për reprezentuesin italian për shkak të kontratës së tij ku i kishte mbetur vetëm edhe një vit me Milanin.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme