De Sciglio mungon për disa javë te Juventusi – krizë në mbrojtjen torineze

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Juventusi konfirmoi që Mattia De Sciglio ka pësuar një lëndim në kofshën e tij të majtë dhe do të jetë jashtë fushe për disa javë.

Mbrojtësi qendror u lëndua gjatë fitores së mbrëmshme të Zonjës së Vjetër 2-0 në Serie A ndaj Bolognas.

Një komunikatë e lëshuar këtë pasdite vuri në pah se De Sciglio i ishte nënshtruar testeve që identifikuan një lëndim në kofshën e tij të majtë.

“Testet e radhës do të vijnë për rreth 10 ditë”, është zbuluar nga Juventusi.

Kjo sugjeron që ai do të jetë jashtë aksionit për disa javë, një goditje e mëtejshme duke konsideruar se Alex Sandro është gjithashtu i dëmtuar.

Danilo po ashtu u ndëshkua me karton të kuq në fund të takimit ndaj Bolognas, andaj Blaise Matuidi do të duhet të veprojë si mbrojtës i majtë për ndeshjen e radhës kundër Lecces. 

Të ngjashme