De Vrij i’a hap dyert Tottenhamit

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi holandez është i hapur për t’u larguar nga Interi në afatin kalimtar të janarit dhe për t’iu bashkuar klubit anglez

Stefan de Vrij ia ka hapur dyert Tottenhamit.

Mbrojtësi holandez në fakt mund të largohet nga Interi në fund të këtij viti.

Dhe, “Football Insider” raporton se 29 vjeçari mund t’i bashkohet ekipit anglez.

Ai mund t’i bashkohet trajnerit Antonio Conte, me të cilin kishte punuar tek kampionët e Italisë, përcjell “Gazeta Express”.

De Vrij ka kontratë edhe më pak se 18 muaj me Zikaltrit.

Mirëpo, Spurs mund ta blejnë atë për 45 milionë euro në afatin kalimtar të janarit.

Ish-futbollisti i Lazios ka shfaqur siguri në mbrojtje në vitet e fundit në Serie A.

Të ngjashme