Dean Saunders: Salah është më i miri në planet tani, përfshirë Ronaldon dhe Messin

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Legjenda e Liverpoolit, Dean Saunders këmbëngul se Mohamed Salah është sulmuesi më i mirë në planet për momentin.

Egjiptiani tani ka shënuar tetë gola në të gjitha garat këtë sezon, teksa Reds janë në krye të grupit në Ligën e Kampionëve dhe tabelën në Ligën Premier.

Forma e tij e vazhdueshme tash e disa sezone, rekordet individuale dhe trofetë me Liverpoolin kanë bërë që Salah të cilësohet si më i mirë në botë.


“Tani për tani, ndërsa flasim, kush është më i mirë se ai [Salah]?”, ka thënë fillimisht Saunders për talkSPORT.

“Tetë gola në tetë ndeshje nga krahu i djathtë, ai nuk po luan në qendër. Ai thjesht duket i pandalshëm”.

“Ka Messi dhe Ronaldo, të cilët janë vetëm, por tani për tani ata nuk janë aq të mirë sa Salah”.

Saunders më pas u pyet nëse do të merrte Salah apo sulmuesin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo.

“Tani për tani, Salah. Është e lehtë të thuash Ronaldo, por tani Salah duket se do të shënojë çdo javë”, përfundoi legjenda e Reds.

Të ngjashme