Debutim ëndrrash për vajzat e reja dardane, mposhtin 13-0 Gjeorgjinë

Prishtinë | 24 Sht 2021 | 20:54 | Nga Ekonomia Online

Kosova U17 në konkurrencën e femrave ka bërë debutim ëndrrash në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2022.

Vajzat e reja dardane të udhëhequra nga përzgjedhësi Kushtrim Munishi, kanë shënuar fitore me rezultat të lartë 13-0 në duel me bashkëmoshataret e tyre të Kombëtares së Gjeorgjisë.

Kjo ishte ndeshja e parë e Dardaneve të reja në kuadër të Grupit 1 të Ligës B në kualifikimet për Euro2022, derisa kjo është fitorja me rezultatin më të lartë në ndeshje zyrtare në historinë e ekipeve tona kombëtare që nga anëtarësimi në UEFA e FIFA në vitin 2016.

Golat për Kosovën i realizuan Eriola Delija (19′, 35′), Rinesa Alija (45′, 50′, 66′), Bardha Gjonbalaj (21′), Rreze Gashi (55′, 82′, 88′), Aurora Racaj (62′, 70′) dhe Antigonë Shabani (90′).

Ndeshjen e radhës Dardanet do ta zhvillojnë më 27 shtator kundër Bjellorusisë, skuadër e cila sot arriti ta mposhtë Luksemburgun, me rezultat 2-0.

Suksesi në këtë fazë të kualifikimeve do t’ia mundësonte Kosovës të kalonte në Ligën A për fazën e dytë, ku konkurrenca është shumë më e fortë.

Të ngjashme