Dedikim i veçantë dhe emocionues nga Ronaldo, pasi shënoi golin e 100-të në Premierligë

Prishtinë | 23 Pri 2022 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Golin e shënuar sot ndaj Arsenalit, Cristiano Ronaldo ia ka dedikuar djalit të tij, njërit nga binjakët që i vdiq ditë më parë gjatë lindjes.

Pasi mungoi në ndeshjen ndaj Liverpoolit shkaku i këtij rasti, sulmuesi portugez u rikthye sot për t’i ndihmuar Manchester Unitedit, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi portugez e ka nisur nga fillimi ndeshjen derbi ndaj Arsenalit, teksa ka arritur edhe të shënojë gol në minutën e 34-të. Pjesa e parë e kësaj ndeshje ka përfunduar me epërsinë 2:1 të “Topçinjëve”.

Golin e shënuar 37-vjeçari ia dedikoi djalit të tij. Ky gol ishte i veçantë për Ronaldon, pasi ai tani ka arritur shifrën prej 100 golave me “Djajtë e Kuq” në Premierligë.

Të ngjashme