Dejan Saviceviq bën homazhe pranë varrit të Fadil Vokrrit, thotë se ai do të ishte i lumtur me sukseset e ekipit kosovar

Prishtinë | 14 Tet 2019 | 13:09 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në prag të ndeshjes Kosovë-Mali i Zi, ndeshje kjo e cila pritet të zhvillohet sot në Prishtinë, Dejan Saviceviq, kryetar i Federatës së Malit të Zi dhe ish-lojtar i klubit futbollistik “Ac Milan”, së bashku me një delegacion nga Mali i Zi dhe kryetarin e FFK-së, Agim Ademin, erdhën për homazhe pranë varrit të ish kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, tha se edhe Savicevic por edhe të tjerët që e kanë njohur Vokrrin kanë vetëm fjalë të mira për të.

“Këtu e kemi kryetarin e Federatës së Malit të Zi është z. Savicevic i cili ka qenë një mik i mirë me ish-presidentin tonë, Fadil Vokrrin, me këtë rast që erdhi në ndeshje zyrtare erdhi me dëshirë që ta vizitojë varrin e Fadilit dhe të gjithë njerëzit që kanë pasë punë me të dhe e kanë njohur gjithmonë kanë fjalë të mira dhe dhimbje për Fadilin”, tha Ademi.

Ndërsa Kryetari i Federatës së Malit të Zi, Dejan Savicevic, tha se Vokrri do të ishte i lumtur me sukseset e ekipit kosovar.

“Nuk kam pasë mundësi të jem në momentin e varrimit por sot shfrytëzova rastin pasi do kemi ndeshjen me Kosovën andaj e kam shfrytëzuar zhvillimin e kësaj ndeshje që të vij dhe përkulem pranë varrit të Fadilit, ne kemi qenë shokë të mirë dhe më së shumti jemi përafruar kur kemi qenë së bashku në ushtri. Kemi pasë një bashkëpunim shumë të mirë, ka qenë e vështirë për mua kur kam dëgjuar se Fadili ka vdekur, ai ka shkuar shumë herët nga kjo botë dhe ka pasë shumë me i dhanë futbollit kosovar, sigurisht ai do ishte i lumtur me suksesin kulmor të reprezentacionit të Kosovës”, tha ai, raporton EO.

Të ngjashme