Dejan Vukiceviq largohet nga Feronikeli

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Ashtu siç kishte lajmëruar Gazeta Sheshi, që Dejan Vukiceviq po i numëron ditët e fundit te kampioni aktual Feronikeli, ashtu doli.

Sot trajneri është larguar nga klubi në të cilën qëndroi për tre muaj.

Ai ka qenë i pranishëm në stërvitjen e sotme ku është përshëndetur me lojtarët e tij, shkruan Gazeta Sheshi.

Feronikeli me të nuk ka pasur rezultatet, pasi aktualisht gjendet në pozitën e gjashtë.

Dejan Vukiceviq ka qenë larg trajneri më i paguar në Kosovë me mbi 8 mijë euro.

Të ngjashme