Deklarata e Kloppit para ndeshjes me Barcelonën

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp sot ka mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes së kthimit ndaj Barcelonës.

‘Të Kuqtë’ takohen me Barcen nesër me fillim nga ora 21:00, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale dhe me pak shpresa për rikthim, pasi u mposhten 3-0 në ‘Camp Nou’.

Trajneri gjerman ka konfirmuar se Roberto Firmino dhe Mohamed Salah do mungojnë në përballjen e nesërme për shkak të lëndimeve, transmeton lajmi.net.

‘’Dy nga sulmuesit më të mirë në botë nuk janë të gatshëm për nesër dhe ne duhet të shënojmë katër gola’’, konfirmoi fillimisht ai.

‘’Nuk na e bën jetën më të lehtë por ne do ta provojmë për 90 minuta për t’i dhënë fund kampanjës së Ligës së Kampionëve në mënyrën më të mirë’’.

‘’Ky është plani. Nëse mund ta bëjmë, do ishte e mrekullueshme. Nëse nuk mund ta bëjmë, le të dështojmë në mënyrën më të mirë’’.

‘’Duhet të bëjmë ndryshime, kemi kohë edhe 24 orë’’, deklaroi Klopp në konferencën për shtyp.

Të ngjashme