Del fotografia e parë e teniserit serb Novak Gjokoviq në Australi

Prishtinë | 06 Jan 2022 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Teniseri serb, Novak Gjokoviq aktualisht ndodhet në Melburn, të Australisë.

Kampioni serb nuk do të mund të mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar në Australi, të nëntin e karrierës.

Por, shpresat  e Gjokoviq për të mbrojtur titullin e tij në Australian Open nuk janë shuar tërësisht, pasi apeli i tij kundër dëbimit nga Australia u shty për të hënën.

Gjokoviq është fotografuar në sportelin e policisë kufitare brenda aeroportit, pasi ka kaluar disa orë në dhomën ku ruhej nga policia.

Tenisti serb kaloi gati tetë orë në aeroport, më pas u vendos që do të dëbohej, e megjithatë pas apelit u vendos në një hotel në Melburn për të pritur një vendim gjykate, shansin e tij të fundit për të qëndruar në Australi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme