Del Piero: Interi i Contes ende në garë për titull në Serie A

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Ish-ylli i Juventusit, Alessandro Del Piero, nuk beson se shoku i vjetër i skuadrës dhe trajneri i Interit, Antonio Conte, është dorëzuar në garë për titull në Serie A këtë sezon, pavarësisht humbjes ndaj rivalit direkt këtë fundjavë.

Trajneri zikaltër tha se ekipi i tij nuk mund të krahasohet me një Juventus që e ka dominuar futbollin italian që tetë vjet, pas disfatës 2:0 ndaj kampionit në fuqi të dielën në Allianz Stadium.

Del Piero ndien se Conte, i cili theksoi se po e ndërton skuadrën tullë pas tulle, është më animist tani dhe se do ta ngrejë lart Interin prapa dyerve të mbyllura.

“Nuk besoj që Interi është jashtë garës për titull. Përkundrazi, duke e njohur Conten, jam i sigurt se ai do të jetë edhe më animist”, tha Del Piero për Sky Sport Italia.

“Komentet e tij pas lojës ishim për publikun. Tifozët mund të jenë të zhgënjyer dhe ai donte t’u tregonte atyre se skuadra po bën mirë deri tani. Por jam i sigurt se brenda skuadrës ai flet plotësisht tjera fjalë”, shtoi ai. /Gazeta Express/  

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme