Del Piero: Juve nuk ka pasur fat në Ligën e Kampionëve, ka merituar më shumë

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 19:08 | Nga

Alessandro Del Piero mendon se Juventusi ka merituar shumë më tepër nga Liga e Kampionëve, falë finaleve të shumta në të cilat ka luajtur.

Zonja e Vjetër ka luajtur nëntë herë në finale të garës më të madhe për klube, ndërsa ka fituar dy herë dhe ka humbur shtatë herë.

Për më shumë, në tre vitet e fundit kanë luajtur dy herë në finale, duke humbur nga Barcelona (2015) dhe nga Real Madridi (2017).

“Si Juventus asnjëherë nuk kemi pasur fat në Ligën e Kampionëve. Kemi arritur shumë herë në finale, por e kemi fituar vetëm dy herë”.

“Asnjë tifoz i Juventusit nuk dëshiron ta kujtojë atë të vitit 1985 (për shkak të tragjedisë Heysel), derisa ajo e vitit 1996 ishte më e mirë për shkumë arsye”.

“Nuk është lehtë të gjesh një shpjegim. Së fundmi, Juventusi ka shkuar në finale të Ligës së Kampionëve dy herë brenda tre vitesh, ndërsa në vitit tjetër u eliminuam në minutën e 94 nga Bayern Munichu”.

“Është shumë vështirë për t’u kuptuar, edhe kur kam luajtur unë kemi arritur shpesh në finale dhe ka ndodhur njësoj”.

“Mund të të themi se për finalet e arritura dhe madhësinë e klubit, Juventusi ka merituar shumë më tepër në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar ikona e Juves për Tuttomercatoweb.

Del Piero ishte pjesë e skuadrës që e fitoi trofeun në vitin 1996, ndërsa ka luajtur edhe në tri finale të tjera.

Të ngjashme