Del Piero: Juventusi kurrë nuk më ka thirrur për ndonjë rol drejtues

Prishtinë | 10 Qer 2021 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero ka konfirmuar se atij kurrë nuk iu ofrua të kthehej në klub si drejtor.

Del Piero kaloi pothuajse të gjithë karrierën e tij të luajtur në Juventus duke u bërë shënuesi më i mirë në historinë e klubit dhe lojtari me më shumë paraqitje.

Sidoqoftë, një kthim në klub si drejtor nuk ka qenë kurrë një opsion deri më tani, edhe pse është përfolur shumë rreth kësaj çështje.

Është vet ish-sulmuesi italian i cili ka konfirmuar një gjë të tillë, duke thënë se Juventusi kurrë nuk e ka thirrur për ndonjë pozitë drejtuese.

“Unë kurrë nuk kam marrë një ofertë të tillë dhe jam i lumtur me atë që po bëj tani”, ka thënë fillimisht Del Piero për Il Corriere della Sera.

“Nuk do të doja të kisha një rol vetëm për atë që bëra në të kaluarën. Kjo do të mbetet përgjithmonë dhe askush nuk mund ta ndryshojë kurrë. E njëjta gjë është e vërtetë për lidhjen time me Juventusin”.

“Dua të konsiderohem për atë që jam tani dhe për atë që mund të jap”, përfundoi legjenda italiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme