Del Piero, kandidat serioz për t’u bërë President i Juventusit

Prishtinë | 25 Pri 2021 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Alessandro Del Piero thuhet se është njëri nga kandidatët kryesor për t’u bërë President i Juventusit nga sezoni i ardhshëm.

Ish-sulmuesi i Italisë dhe Juventusit është tani një ekspert në mediumin ESPN, por mund të marr një rol të madh në të ardhmen e afërt.

Sipas gazetës me bazë në Romë Il Messaggero, Del Piro mund të bëjë një kthim tronditës në Torino për të zëvendësuar Andrea Agnellin në rolin e Presidentit.

Agnelli ishte njëri nga arkitektët kryesorë të Superligës Evropiane që u shpall një javë më parë dhe kjo mund ta largoj nga roli i tij te Juventusi.

Sidoqoftë, projekti dështoi brenda 48 orësh dhe pozicioni i Agnelli mbetet në ajër. Agnelli nuk po mendon të japë dorëheqjen, por kushëriri i tij dhe drejtori i kompanisë Exor, John Elakann, mund të vendosë ta largoj atë nga roli gjatë mbledhjes së ardhshme të aksionarëve të Exor më 27 maj.

Del Piero nuk është i vetmi kandidat për Presidencën e Juventusit.

Alessandro Nasi është kandidati kryesor për këtë rol dhe ish-trajneri i Juventusit dhe Italisë Marcello Lippi është shfaqur gjithashtu si një zëvendësues i mundshëm i Agnellit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme