Del Piero shtrohet në spital

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Ish-sulmuesi i Juventusit, Alessandro Del Piero është shtruar në spital gjatë mëngjesit të sotëm.

Ylli italian ka postuar një fotografi i shtrirë në një spital në Los Angeles, ku jeton që nga viti 2015.

“Unë ende nuk besoj se një gjë e vogël vetëm 3 mm mund të më bëjë këtë të keqe“.

Nga përshkrimi lë të kuptohet se Del Piero mund të ketë gurë në trupin e tij.

Ai mesazh ka marrë edhe nga ish-skuadra e tij, Juventus:

“Urimet më të mira për një rikuperim të shpejtë“.

Të ngjashme