Dele Alli, prioritet i Pochettinos te PSG

Prishtinë | 14 Jan 2021 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, dëshiron një ribashkim me yllin e Tottenhamit, Dele Alli, i cili tani shihet si prioritet i afatit dimëror.

Pochettino ka fituar tashmë trofeun e parë me PSG-në pasi të mërkurën mbrëma mposhtën Marseillen në finalen e Superkupës së Francës.

Megjithatë, trajneri argjentinas synon të fitojë edhe trofe të tjerë me klubin francez dhe tashmë po mendon për përforcime në skuadër.

Sipas Simone Rovera të mediumit Telefoot, Pochettino e ka bërë prioritet transferimi mesfushorin anglez, Dele Alli.

“Prioriteti i Pochettinos është Dele Alli”, ka thënë fillimisht Rovera.

“Informacioni që mund t’ju japim është se Dele Alli dëshiron të vijë në Paris. Ai do të ishte shumë i lumtur të gjente ish-trajnerin e tij”.

“Atij po i mbaron koha e lojës në Tottenham. Marrëdhënia me Jose Mourinho nuk është e jashtëzakonshme”.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme