Dele Alli thotë se vetëbesimi e çon Anglinë drejt suksesit në Botëror

Prishtinë | 17 Qer 2018 | 13:10 | Nga

Para ndeshjes së parë të hënën me Tunizinë, Dele Alli beson se vetëbesimi i Anglisë mund t’i çojë drejt suksesit në Rusia 2018.

Mesfushori ka thënë për faqen e FIFA-s se nëse “Tre Luanët” kanë besim, atëherë mund ta mposhtin këdo, përfshirë çerekfinalistin potencial Gjermaninë.

“Ne i japim përparësi vetes kundër kujtdo që luajmë, për shkak të skuadrës që kemi dhe lojtarëve – kemi ardhur këtu të fitojmë. Duhet të keni mentalitetin ashtu që kundër kujtdo që luajmë, mund t’i mposhtim”, ka thënë ai. “Kemi vetëbesim dhe kemi ekip të ri, të talentuar andaj nuk mund të themi sa mund të arrijmë në këtë kampionat, por duhet të shijojmë kohën bashkë dhe të mbledhim energjinë në mënyrën e duhur e të luajmë sa më mirë që mundemi”.

Anglia e Tunizia janë pjesë e Grupit G bashkë me Belgjikën e Panamanë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme