Dele Alli vazhdon me Tottenhamin

Prishtinë | 30 Tet 2018 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori anglez i Tottenhamit, Dele Alli, ka nënshkruar kontratë të re me klubin që do ta mbajë atë në Londër deri më 2024.

22-vjeçari iu bashkua londinezëve për pesë milionë euro më 2015 dhe deri tash ka shënuar 48 gola në 153 paraqitje.

Sivjet është paraqitur gjashtë herë në Premier Ligë, por s’ka shënuar gol që nga ndeshja e parë.

Te Tottenhami kaloi nga MK Dons.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme