Deliu, një kalëruese e dalë nga familja e xhudistëve

Prishtinë | 12 Maj 2018 | 09:31 | Nga

Në mes të sportit të xhudos dhe atij të kalërimit, Linda Deliu ka zgjedhur atë më pak të përhapur ndër shqiptarë – kalërimin. 16-vjeçarja me prejardhje nga Mitrovica, e lindur në Gjermani, fundjavën e kaluar e pati garën e parë të saj në sportin e kalërimit, në disiplinën e kërcimeve (Show Jumping).

E zuri vendin e parë në një garë regjionale.

Xhudoja dhe kalërimi janë sporte tradicionale për familjen e Lindës. Me xhudo është marrë babai i saj, Fehmi Deliu. Ai ishte anëtar i klubit Trepça, ndërsa prej viteve nëntëdhjetë jeton në Gjermani. Merret edhe me vrapime në distancë të gjatë, shkruan sot Koha Ditore.

Motra e Lindës, Hannah Deliu (19) është po ashtu xhudiste, ndërsa ka fituar medalje të bronztë për Gjermaninë në kampionatin botëror për kadetë të mbajtur në Sarajevë në vitin 2015. Ndërkohë nëna e Lindës, që është gjermane, me kalërim është marrë për plot 30 vjet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme