Dembele drejt largimit nga Barça

Prishtinë | 14 Qer 2018 | 15:24 | Nga

Francezi mund ta ketë të shkurtër qëndrimin në Camp Nou, meqë ish-shefi i tij që tani ka ndërruar ambient e do sërish nën urdhrat e veta.

Sulmuesi i Barcelona, Ousmane Dembele kërkohet me ngulm nga shefi i ri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel.

Dembele, që nënshkroi me Barça verën e shkuar, ka luajtur nën urdhrat e Tuchel tek Borussia Dortmund, ndaj tekiku e do sërish nën urdhrat e veta.

Me Antoine Griezmann që pritet të kalojë në Camp Nou, shitja e Dembele mund të bëhet realitet për katalunasit.

Kampioni i Spanjës do që të financojë edhe transferime tjera gjatë verës, ndaj të hyrat nga largimi i Dembele do të ishin të mirëseardhura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme