Dembele i lumtur nga lëvdatat e Messi: Duhet të punoj dhe t’i vërtetoj fjalët e tij

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Ousmane Dembele është i vendosur që t’i dëshmojë Lionel Messit se ai ka aftësitë e duhura.

Lionel Messi më parë ka thurur disa lëvdata për francezin, kurse ky i fundit tashmë është i vendosur t’i justifikojë komentet e argjentinasit.

Dembele ka pasur një sezon të vështirë deri më tani, pasi ka vuajtur shumë edhe nga lëndimet, por synimi i tij është i qartë.

“Messi është lojtar i madh. E kam parë atë në televizor kur isha më i ri, por të luaj krahë tij dhe ta shoh në jetën reale është akoma më mirë” ka thënë Dembele, transmeton lajmi.net.

“Është një nder i madh për mua të pranoj lëvdata nga ai që thotë se jam talent, por unë duhet ta dëshmoj këtë në fushën e blertë” ka thënë tutje anësori i Barcës.

I riu francez kalonte në ‘Camp Nou’ në verën e vitit 2017, për një shumë të majme parash.

Të ngjashme