Dembele mund të transferohet te Manchester Unitedi

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Barcelonës ka kërkuar informata për “Djajtë e Kuq” nga bashkëkombësi i tij, sulmuesi i Unitedit, Anthony Martial

Ousmane Dembele pritet të largohet nga Barcelona gjatë verës që po vjen.

Sulmuesi i krahut nuk e ka gjetur veten sa duhet në “Camp Nou” dhe tash po e shikon një eksperiencë të re.

E përditshmja spanjolle “Sport” shkruan se futbollisti francez ka diskutuar për “Djajtë e Kuq” me bashkëkombësin e tij, sulmuesin e Unitedit, Anthony Martial, përcjell Gazeta Express.

Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit ka kërkuar informata për Manchester Unitedin.

Dembele aktualisht është i lënduar, por gjatë verës do të jetë i gatshëm për një klub të ri.

Interesim për shërbimet e tij ka shfaqur edhe Paris Saint-Germaini.

Të ngjashme