Dembele në dyshime për ndeshjen ndaj Interit në Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 29 Sht 2019 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Ousmane Dembele mund të mungojë në përballjen e Barcelonës ndaj Interit në kuadër të Ligës së Kampionëve në mes të javës së ardhshme.

Sulmuesi francez mungoi te skuadra katalunase në përballjen ndaj Getafes shkaku i zgjatjes së muskulit të këmbës së djathtë.

Ernesto Valverde ka bërë të ditur se Dembele do të jetë në dyshime për përballjen ndaj Nerazzurëve që zhvillohet në Camp Nou.

“Ai është lënë jashtë ndeshjes ndaj Getafes shkaku i lëndimit që ka. Dembele po stërvitet në fitnes për t’u rikthyer sa më parë, por ende kam dyshime rreth gjendjes së tij”, ka thënë trajneri i Blaugranasëve.

“Ne nuk mendojmë se do të jetë problem i madh pa të, por duhet ta monitorojmë gjendjen e tij. Nuk mund të them nëse ai do të luajë ndaj Interit”, ka shtuar më tej Valverde.

Lëndimet e kanë ndaluar Dembelen në një start të mirë në La Liga, pasi ka bërë vetëm dy paraqitje deri më tani.


Të ngjashme