Dembele në një udhëkryq, e ardhmja e tij në pikëpyetje

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Ousmane Dembele, në moshën 23 vjeç, është në një udhëkryq: ai duhet të vendosë nëse dëshiron të vazhdojë në FC Barcelonën, ku i mbetet një kontratë, ose të largohet nga klubi në kërkim të një aventure të re.

Dy skuadrat që po përpiqen më shumë për Dembele janë Juventus dhe Manchester United.

Përveç tyre, edhe Paris Saint-Germain dhe Liverpool po vëzhgojnë situatën pasi iu pëlqen francezi.

Në anën tjetër, Barcelona gjendet në një situatë aspak të favorshme. Ata i kanë dy opsione: të rinovojnë kontratën me të, ose të kërkojnë ta shesin qysh në këtë verë, pasi pas një viti Dembele do të largohej falas sepse i mbaron kontrata.

Të ngjashme