Dembele nuk do ta refuzonte Manchester United

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi francez, Moussa Dembele, nuk do ta refuzonte mundësinë për t’u transferuar në Manchester United nëse i ofrohet një gjë e tillë.

Sipas Manchester Evening News, klubi anglez e ka identifikuar futbollistin 23 vjeçar si një kandidat kryesor për ta përforcuar linjën sulmuese, shkruan Goal.

Për shkak të dështimit të skuadrës Lyon për t’u kualifikuar në Europë sezonin e ardhshëm pasi fushata e Ligue 1 mbaroi këtë javë, Dembele mund të jetë në kërkim që të transferohet në ndonjë klub tjetër gjatë verës së këtij viti.

Të ngjashme