Dembele te Barcelona për 120 milionë euro

Prishtinë | 24 Gus 2017 | 20:08 | Nga

Sipas shtypit francez, transferimi i Osumane Dembele është çështje orësh. Një takim midis dy klubeve është mbajtur ditën e sotme në Monaco. Një marrëveshje është gjetur.

Bëhet fjalë për një shifër të frikshme 120 mln euro + 30 mln euro bonuse për sulmuesin e përfaqësueses francez, i cili nuk është grumbulluar nga trajneri Didier Deschamps për ndeshjet ndaj Holandës dhe Luksemburgut, dh që momentalisht ndodhet në Principatë.

Pas dështimit të transferimit të Coutinho-s, Dembele është objektivi kryesor i Barcelonës për të zëvendësuar brazilianin Neymar i cili u largua nga “Camp Nou” për 222 mln euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme