Dembele vendos për të ardhmen

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 09:16 | Nga

Ousmane Dembele nuk ka bindur që prej transferimit të tij në Barcelonë, ku u transferua verën e kaluar nga Borussia Dortmund për 105 milionë euro.

Sulmuesi francez, Ousmane Dembele, nuk e ka në plan që të largohet nga Barcelona gjatë verës së ardhshme, shkruan Don Balon.

Lojtari po kalon momente të vështira në Camp Nou, ku përveç lëndimeve, por dëshpëron edhe me paraqitjet e tij.

Skuadra angleze, Arsenal e dëshiron francezin, por ai është i lumtur në Barcelonë dhe dëshiron të dëshmojë se ven aq sa u pagua për të.

Skuadër tjetër e interesuar për të është edhe Chelsea.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme