Demhasaj i dhuron sërish fitoren Grasshoppersit, mposht Aaraun e Balajt

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 20:29 | Nga Ekonomia Online

Grasshoppers ka arritur të shënojë fitore ndaj Aaraut me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 20-të të Challenge League të Zvicrës.

Heroi i Grasshoppers ishte sulmuesi i Kosovës, Shkëlqim Demhasaj.

Ai u fut në lojë në minutën e 61-të të ndeshjes dhe vetëm pas një minute arriti të shënojë golin për 2-1.

Ky gol i solli fitoren skuadrës së tij që është lider në renditje me 42 pikë. Ai edhe para dy javësh shënoi golin e fitore ndaj Witenthur.

Për Aaraun nga minuta e parë luajti Liridon Balaj, i cili asistoi në golin e skuadrës së tij të shënuar nga Filip Stojilkovic.

Demahasaj është një nga shënuesit më të mirë në Challenge League me shtatë gola. /Telegrafi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme