Demiral zbulon bisedën e parë që e kishte me Ronaldon te Juventusi

Prishtinë | 10 Dhj 2019 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Merih Demiral arriti në Juventus këtë verë, pas një sezoni mbresëlënës me Sassuolon.

Sidoqoftë, atij nuk i është dhënë shumë hapësirë ​​në klubin e tij të ri, megjithëse ai duket i qet dhe pret momentin e tij.

Në një intervistë për Fanatik, ai foli për takimin e tij të parë me Cristiano Ronaldo te Juventusi.

“Ai dëgjoi që unë flisja gjuhen portugeze me Cancelon, i cili u largua për në Man City, kështu që ai e vlerësoi që ne flisnim të njëjtën gjuhë”.

“Ai tha ‘Oh, një turk që flet gjuhën portugeze”.

“Nga ai moment, ne kemi biseduar gjithmonë me njëri-tjetrin në gjuhën portugeze”, deklaroi ai duke shtuar se Ronaldo e ndihmon.

Demiral ka qëndruar në Portugali për dy vite, ku ishte pjesë e Sporting B. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme