Demirel takohet me zyrtarët e FBK-së, premton përkrahje për basketbollin e Kosovës

Prishtinë | 07 Gus 2019 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i FIBA Evropës, Turgay Demirel, po qëndron në Kosovë, ku të mërkurën është takuar me kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahun dhe Sekretaren e Përgjithshme, Elvira Dushku. 

Zyrtarët e FBK-së e kanë njoftuar Presidentin e FIBA Evropës për rrjedhën e Kampionatit Evropian, Divizioni B, për femra U20, që po mbahet në Prishtinë. 

Kjo është hera e parë që një Evropianit i Divizionit B, po mbahet në Kosovë dhe deri më tani organizimi ka shkuar për mrekulli. 

Demirel është shprehur i kënaqur për mbarëvajtjen e Kampionatit dhe punën që po bënë Federata e Basketbollit në organizimin e këtij Evropiani shumë të rëndësishëm. 

Presidenti i FIBA Evropës edhe një herë është shprehur se do të ndihmojë basketbollin e Kosovës. Ai theksoi se basketbolli i Kosovës ka bërë hapa të mëdha dhe meriton një vend special edhe në FIBA. 

Demirel sonte gjatë ditës do të shohë dy ndeshjet e Evropianit U20, Irlanda-Izraeli dhe Rumania-Finlanda. 

Në mbrëmje do të shikojë përballjen mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe në parakualifikimet e Eurobasket 2021.

Të ngjashme