Depay do të largohet nga Lyoni këtë verë

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti holandez Memphis Depay pritet të largohet nga Lyoni në afatin kalimtar të verës, ka njoftuar presidenti i klubit francez Jean-Michel Aulas.

Milani është duke u interesuar për transferimin e 26-vjeçarit. Kontrata e Depayt me Lyonin skadon në verën e vitit 2021, por ai pritet të largohet këtë verë.

Depay është duke u rikuperuar nga një lëndim i ligamenteve të gjurit.

“Memphisi më ka thënë se është i gatshëm ta diskutojë situatën kur të kthehet. Agjentët e tij thonë se ai ka më tepër gjasa të largohet, nëse ne nuk marrim pjesë në kupat evropiane”, ka thënë Aulas për “Le Progres”.

Lyoni pritet të mbetet jashtë Evropës, pasi Ligue 1 e Francës është mbyllur parakohshëm shkaku i koronavirusit. Mundësia e Lyonit për të arritur në kupat evropiane është të fitojë Ligën e Kampionëve apo edhe finalen e Kupës së Ligës së Francës. Në Ligën e Kampionëve Lyoni gjendet në 1/8 e finales. Në ndeshjen e parë të kësaj faze e mposhti Juventusin me 1:0, ndërsa ndeshjen e kthimit në Torino pritet ta luajë në gusht. 

Të ngjashme