Depay kërkohet nga Milani

Prishtinë | 29 Gus 2019 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Milani është duke kërkuar sulmuesin holandez të Lyonit, Memphis Depay për të përforcuar repartin ofensiv, raporton “Tuttosport” të enjten. Depay 25-vjeçar pritet t’i kushtojë Milanit afro 40 milionë euro. Reprezentuesi i Holandës impresionoi në Ligue 1 stinorin e kaluar, duke shënuar 12 gola dhe asistuar 16 tjerë në 47 ndeshje në të gjitha garat.

Këtë edicion ka shënuar tre gola dhe ka asistuar tri herë në tri ndeshje. Te Lyoni, Depay gjendet që nga janari i vitit 2017, kur kaloi nga Manchester Unitedi për 16 milionë euro.

Me Lyonin ai ka kontratë deri në verën e vitit 2021. Milani ka kërkuar këtë verë sulmuesin e Atletico Madridit, Angel Correa, mirëpo tash ka kthyer sytë te Depay.

Të ngjashme