Depay në Man United, zbulohet kontrata që mund ta rikthejë lojtarin

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Periudha 18-muajshe e Memphis Depayt në Premierligë me Manchester Unitedin mund të mos ketë qenë e përsosur, mirëpo një kthim nga Lyoni është i mundur për holandezin.

Manchester Unitedi e ka opsionin për ta kthyer sërish Memphis Depayn në Old Trafford, sipas drejtorit sportiv të Lyonit, Juninhos, transmeton Gazeta Express. Holandezi Depay i ishte bashkuar Manchester Unitedit nga PSV-ja në vitin 2015, mirëpo ai arriti t’i shënojë vetëm shtatë gola në gjithsej 53 paraqitjet e bëra në të gjitha garat për “Djajtë e kuq”.

Pas këtyre 18 muajve zhgënjyes, ai e vazhdoi karrierën e tij me Lyonin, ku u transferua në janar të vitit 2017 për 16 milionë funte. Që nga atëherë, 25-vjeçari e ka ringjallur karrierën e tij në Ligue 1. Depay i ka shënuar shtatë gola në dhjetë ndeshjet e zhvilluara këtë sezon, përkundër që skuadra nuk e ka nisur sezonin e ri në formë mbresëlënëse.

Duke folur të martën, trajneri i Kombëtares së Holandëz, Ronald Koeman, sugjeroi se do të kishte qenë më mirë për ekipin kombëtar të vendit nëse Depay do të ishte duke luajtur për ndonjë klub më të madh. Pasi paraqitjet e Depayt bënë që disa kluve evropiane të interesohen për holandezin, Juninho zbuloi për faqen zyrtare të klubit se Manchester Unitedi e ka të drejtën ta blejë Depayn para çdo skuadre tjetër, nëse Lyoni vendos ta shesë futbollistin.

Të ngjashme