Derbi Drita – Gjilani luhet të dielën, ja orari i plotë për javën e 18-të

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Stinori pranveror në futbollin kosovar ka hapur siparin me ndeshjet e çerekfinales së DigitAlb Kupës së Kosovës, ndërkohë që në vikend priten që të zhvillohen ndeshjet e javës së 18-të në Superligën e Kosovës.

Derbi më i madh në vendin tonë ndërmjet Dritës dhe Gjilanit do të zhvillohet të dielen me fillim nga ora 13:00, raporton ekskluzivisht Gazetasheshi.com.

Në po të njejtën ditë do të zhvillohen edhe dy ndeshjet tjera, Flamurtari – Trepça ’89 dhe Dukagjini me Llapin.

Lideri aktual e nis rrugëtimin në pranverë me përballjen e së shtunës, me ç’rast në shtëpi e pret skuadrën e Drenicës. Prishtina takohet me Vushtrrinë, ndërkohë Ferizaj me Feronikelin.

E shtune

Ballkani vs. Drenica 13:00
Prishtina vs. Vushtria 13:00
Ferizaji vs. Feronikeli 13:00

E diel

Drita vs. Gjilani 13:00
Flamurtari vs. Trepça ’89 13:00
Dukagjini vs. Llapi 13:00

Të ngjashme