Derbi gjilanas s’jep fitues

Prishtinë | 18 Tet 2020 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Pa gola ka përfunduar derbi gjilanas mes Dritës dhe Gjilanit në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita dominoi në ndeshje, por takimi, të cilit i mungoi hijeshia që ia japin tifozët, nuk solli asnjë gol.

Kampioni aktual është i dyti në tabelë me 10 pikë pas katër ndeshjeve, duke mbetur gjashtë pikë prapa liderit Ballkani që ka gjashtë ndeshje. Gjilani pas gjashtë ndeshjeve ka nëntë pikë në pozitën e tretë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme