Derbi Juventus – Inter do të luhet më 9 mars

Prishtinë | 03 Mar 2020 | 08:26 | Nga Ekonomia Online

Derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit do të luhet më 9 mars, pas arritjes së marrëveshjes mes Federatës së Futbollit të Italisë dhe Serie A, shkruajnë mediumet italiane, transmeton Koha.net.

Disa ndeshje të kampionatit italian është dashur të shtyhen për shkak të përhapjes së koronavirusit në vend.

Ndeshja mes Juventusit dhe Interit ishte paraparë të luhej të dielën e kaluar. Fillimisht u mor vendim për të luajtur ndeshjen pa shikues. Mirëpo, më pas u vendos të shtyhej ndeshja për një datë tjetër.

Në total u shtynë gjashtë ndeshje të xhiros së kaluar.

Pas një takimi mes federatës dhe Lega Serie A të hënën mbrëma, u caktuan datat e reja.

Juventus – Inter luhet të hënën, më 9 mars, me të cilën datë do të luhen edhe ndeshjet Milan – Genoa, Parma – SPAL dhe Sassuolo – Brescia. Sampdoria – Verona luhet më 7 mars, Udinese – Fiorentina më 8 mars.

Për më tepër, kjo nënkupton zhvendosja e ndeshjeve të xhirove tjera, ku xhiroja e parafundit do të luhet në mesjavë (12-14 maj), në mënyrë që edicioni të përfundojë më 24 maj.

Të ngjashme