Derbi Juventus – Inter zhvendoset në tregun e transferimeve

Prishtinë | 30 Nën 2018 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Derbi mes Juventusit dhe Interit është zhvendosur edhe jashtë fushës.

Dy skuadrat e mëdha italiane, do të përballen mes vete më 7 dhjetor në ‘Allianz Stadium’, me fillim nga ora 20:30.

Por, këtë dimër këto dy skuadra po sfidojnë njëra-tjetrën edhe në tregun e transferimeve.

‘Tuttosport’ shkruan se Juventus dhe Inter, janë në garë për të siguruar shërbimet e talentit të Fiorentinës, Federico Chiesa, përcjell Lajmi.

21 vjeçari është njeriu i momentit në Serie A, dhe shihet si lojtar me perspektiv, një transferim ideal për të ardhmen.

Vlera e tij në treg cilësohet rreth 50 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme