Derbi londinez në Premierligë

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Chelsea do ta kërkojë fitoren ndaj Arsenalit sonte për ta “blinduar” një vend që çon në Champions League

Xhiroja e 36-të e Premierligës do ta sjellë sonte derbin londinez.

Chelsea dhe Arsenali do të përballen në mes vete në ndeshjen kryesore të kësaj mesjavë në kampionatin anglez.

“Blues” janë duke e kaluar një formë solide dhe vijnë nga fitorja e madhe ndaj Manchester Cityt.

Prandaj, Të Kaltrit synojnë fitore edhe ndaj “Topçinjve” për ta “blinduar” një pozitë që çon në Champions League sezonin tjetër.

Aktualisht, Chelsea gjendet në vendin e katërt me dy pikë më pak se Leicester City, i cili e mundi Manchester Unitedin.

Por, skuadra e Thomas Tuchel e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, “Gunners” e kaluan një sezon dëshpërues dhe aktualisht gjenden në vendin e nëntë.

Ata janë larg zonës së Evropës dhe këtë ndeshje Granit Xhaka me shokë do ta zhvillojnë sa për prestigj.

Përballja ndërmjet Chelseat dhe Arsenalit do të fillojë në orën 21:15.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme